×
  • Lajme
  • Insajderi

    Aksioni i Prokurorisë në Pejë- Insajderi sjell emrat e të arrestuarve

    Insajderi
    16 March 2023 - 15:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazeta Insajderi gjatë ditës së sotme ka raportuar ekskluzivisht për aksionin e urdhëruar nga prokuroria e Pejës tek kompania “K.R.M Ambienti” në Pejë.

    Insajderi

    Prokuroria Themelore e Pejës ka urdhëruar Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësitin kundër krimeve ekonomike, të ndërmarrin aksion në kompaninë e pastrimit “Ambienti”, respektivisht bordit të saj nën dyshimin për keqpërdorime të pozitave zyrtare.

    Insajderi mëson nga burime të sigurta se personat e arrestuar janë:

    Diedon Berisha Kryeshef aktual

    Armend Jupa

    Arton Muhaxheri, Kryetari i Bordit

    Shpetim Gashi, Anëtar Bordi

    Fisnik Ademi, Anëtar Bordi

    Idriz Bala, Anëtar Bordi

    Nexhat Abdullahu, ish-Kryeshef.

    Në anën tjetër, Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se gjatë aksionit janë arrestuar nëntë persona, prej të cilëve shtatë kanë përfunduar në ndalim policor.

    “Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se sot në orët e mëngjesit, Policia e Kosovës me njësitet relevante ka zbatuar urdhër-kontrollin në ndërmarrjen publike “Ambienti” në Pejë, , ku gjatë këtij operacioni janë shoqëruar në Policinë e Kosovës 9 persona, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të “Ambienti”. Gjatë urdhër-kontrollit janë siguruar prova të shumta materiale të cilat do shërbejnë për procedurën hetimore në ketë proces penal. Prokurori i shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Pejë, ka urdhëruar të ndalohen për 48 orë, 7 persona të cilët dyshohen që me veprimet e tyre kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoriteti zyrtar”, “Legalizimi i përmbajtjes se pavërtetë” dhe “Deklarim i rremë”, thuhet në komunikatën për media.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark