Insajderi
Lajme

Këta janë të rinjtë nga Kosova që humbën jetën në Shëngjin

Insajderi
03 June 2026 - 20:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Këta janë të rinjtë nga Kosova që humbën jetën në Shëngjin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Janë identifikuar dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht pasditen e kësaj të mërkure në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

Viktimat, siç raportojnë mediat shqiptare, janë: Leonid Alia nga Fushë Kosova dhe Jetmir Çopa nga Prishtina.

Mësohet se 4 të rinj u morën nga dallgët pasi u futën për t’u larë në det. Pasditja e tyre në bregdetin e Shëngjinit rezultoi fatale për dy prej tyre, të cilët humbën jetën.

Dy të rinjtë e tjerë janë nxjerrë nga uji dhe ndodhen në gjendje të rëndë në spital.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e kërkim-shpëtimit dhe Policia e Shtetit, të cilat po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark