Këtë verë mund të vishni ç’të doni, por këto janë pesë ngjyrat më popullore të sezonit - Insajderi
×
LifeStyle

Këtë verë mund të vishni ç’të doni, por këto janë pesë ngjyrat më popullore të sezonit

Insajderi
03 June 2020 - 14:20
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Janë vetëm pesë ngjyra që ju bëjnë të dukeni të veshura shtrenjtë

Nëse ke filluar dalëngadalë të ndryshosh gardërobën, më poshtë do të gjesh disa kombinime të cilat janë shumë praktike.

Ka shumë mënyra për t’i ndryshuar veshjet dhe kombinimet. Trendet nuk kanë të ndalur.

Ngjyrat kanë fuqinë të krijojnë një pamje të pastër apo të dukesh e veshur shtrenjtë, por sigurisht jo të gjitha.

Këtë vit, hiqni dorë nga shkëlqimi, xixat dhe fokusohuni tek nuancat më poshtë.

1. E gjelbra pastel

E veçantë dhe ndryshe nga çfarë do t’ju rrethojë.

2. Rozë e fortë

Mundësisht vishuni me këtë tonalitet të rozës nga koka gjer tek këmbët! Do të pyesin veten nga keni zbritur.

3. E bardha

Asgjë nuk e zbeh fuqinë e kësaj ngjyre. Tregon elegancë, finesë dhe askush s’mund të kritikojë zgjedhjen tuaj.

4. Bojëqielli e zbehtë

Ngjyra më popullore e këtij sezoni.

5. Bezhë

Nuk ka rëndësi sa shpenzoni për një veshje, nëse ka këtë ngjyrë, do të dukeni elegante!


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark