Migena Gjata është motra e madhe e këngëtares së talentuar Elvana Gjata, e cila e ka frymëzuar atë që edhe ajo të ndiqte rrugën e muzikës. Edhe pse të dyja nuk kanë ndjekur të njëjtin zhanër muzike, kanë rezultuar shumë të suksesshme.
Mbrëmjen e kësaj të shtune në Soiree ato kanë zbuluar edhe daljen e tyre të parë televizive kur ishin shumë të vogla.
Migena Gjata ishte e ftuar për një intervistë tek TVA dhe kishte marrë me vete motrën e saj, Elvanën.
Qysh atëherë Elvana ka treguar pasionin e saj për muzikën, ndërsa ka theksuar se nuk e pëlqen aq shumë muzikën klasike si motra e saj, por muzikën jazz.
Ndër të tjera Elvana asokohe është shprehur se dëshironte të bëhej një aktore shumë e famshme.
Për më tepër shihni videon më poshtë: