×
  • Lajme
  • Insajderi

    Këto janë 3 kategoritë që e rëndojnë shëndetin publik, sipas Haki Abazit

    Insajderi
    14 October 2022 - 10:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, në konferencën e ditës së sotme, ka diskutuar si çështje të tretë shëndetin publik në Kosovë.

    Abazi tha se ka ndarë në tre kategori faktorët që e rëndojnë shëndetin e qytetarëve. Ndër to në radhë të parë janë makinat, në veçanti ato të tipit Diesel.

    “Çështja e trete është aspekti i shëndetit publik të Kosovës ku flitet shumë pak, kam ndarë në 3 kategori faktorët që e rëndojnë shëndetin, i pari është makinat diesel, mbi 130 milion euro në vit kosovarët shpenzojnë për tu shëruar jashtë vendit kryesisht nga organet respiratore pra të frymëmarrjes”, tha Abazi.

    Si faktor të dytë, deputeti i VV-së ka radhitur, kualitetin e medikamenteve mjekësore, përkatësisht barna që nuk e kanë efektin e duhur.

    “E dyta është kualiteti i dobët e i pakontrolluar i barnave, barna që nuk kanë efektin e duhur apo efekt fare , antibiotiku ne Kosovë e Gjermani shërojnë ndryshe ose në Kosovë nuk shëron fare, duhet ta adresojmë ketë çështje që këto barna po e dëmtojnë shëndetin publik, nuk dihet çka përshkruhet te çka mer”, shtoi tutje Abazi.

    Kurse, situatën post pandemike dhe shëndetin mendor, deputeti e radhiti si kategori të tretë në rëndesën e shëndetit publik.

    Ai tha se për shkak të situatës post pandemike, tani ka edhe më shumë raste dhune nga se janë parë më herët

    “Më pas dimesnioni shëndetit publik mendor, situata post pandemike e cila pas më shumë se dy viteve që njerëzit kanë jetuar në izolim e kanë të vështirë të kthen në normalitet…edhe në nivel nacional dhe lokal duhet adresuar problemin…Gjendja në të cilën jemi po manifestohet me dhunë, me raste që kurrë s’janë parë në të kaluarën”, tha për fund Abazi./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark