Disa preferojnë të bëjnë ndryshime në baza mujore e disa janë më rehat duke mos ‘rrezikuar’ me shumë ndryshime.
Por sido që të jetë situata juaj, këto këshilla të mëposhtme duhet t’i keni parasysh gjithnjë:
Ndrysho kohë pas kohë ngjyrën e flokëve
Përveçse është shumë qejf të luajmë me ngjyrën e flokëve tona ne mund të eksperimentojmë duke gjetur ngjyrën që na duket më e bukura. Bjonde platinum, e zezë si korbi ose edhe e kuqe, ekziston një spektër i tërë ngjyrash që mund t’a kenë flokët tona.
Thyeni “rregullat” e modës
Guxoni të thyeni rregullat e modës duke eksperimentuat me kombinime veshjesh që nuk janë konvencionale. Kështu padyshim do të mund të jemi në qendër të vëmendjes dhe të tregojmë karakterin tonë të guximshëm dhe moskokëqarës.
Mësoni nga të moshuarit
Ajo që i mbijeton testit të kohës padyshim që është e bukur, vlejnë ktu edhe këshilla bukurie nga nënat dhe gjyshet tona. Një fustan i thjeshtë që thekson belin, një grim i lehtë që thekson sytë dhe mollëzat janë hapa të sigurtë për një hijeshi elegante.