×
  • Lajme
  • Analiza

    Këto janë 4 kompanitë që i shpërbleu me kontrata njëburimore Qeveria e KEK-u

    Insajderi
    01 June 2024 - 15:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër kontrata të negociuara u dhanë vetëm dje (31.05.2024). Dy nga këto kontrata u dhanë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dhe dy të tjera nga KEK-U. Tenderët që u dhanë nga Ministria kalojnë vlerën mbi 80 mijë euro. Ndërsa dy kontratat njëburimore nga Korporata Energjetike e Kosovës kapin vlerën e gjysmë milionëshit, shkruan Insajderi.

    Ministria që udhëhiqet nga Liburn Aliu, ditën e djeshme publikoj njoftime për dy tenderë që u dhanë në formë të negociuar.

    Kontrata e parë kishte të bënte me “Ndërtimi i 11 shtëpive në pjesën veriore të Kosovës pune shtese per
    renovim dhe rindertimin e 11 shtepive
    “.

    Kjo kontratë e negociuar në vlerë prej 63 mijë euro iu dha nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, kompanisë “LIMITPROJECT SH.P.K”.

    Kontrata e dytë e dhënë po ashtu në të njëjtën procedurë, u dha për “Ri-tender Renovimi i 4 shtëpive në pjesën veriore të Kosovës“.

    Ky tender ka vlerën 18 mijë euro.

    Kompania që përfitoi është “ABLE Group SH.P.K.”.

    Kontratat gjysmë milionëshe nga KEK-u

    Dy kontrata njëburimore pikërisht dje u dhanë edhe nga Korporata Energjetike e Kosovës.

    Për sigurim të objektit për muajin qershor dhe korrik, KEK-u dha 448 mijë euro.

    Me këtë tender u shpërblye kompania “Rojet E Nderit SH.P.K.”.

    Qëllimi i kontratës është qe te përcaktohen kushtet që rregullojnë kryerjen e shërbimeve – Ruajtjen
    dhe sigurimin e objekteve sipas vijës kufizuese dhe rrethimit te jashtëm teterritorit si dhe brenda
    rrethimit – Ruajtja e objekteve nga çdo lloj veprimtarie keqbërëse e drejtuar nga jashtë ose nga
    brenda
    “, thuhet në njoftim.

    E njëjta kompani ka përfituar edhe nga Ministria e Rozeta Hajdari.

    Gazeta Insajderi me 15 maj ka raportuar se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka dhënë tender në vlerë mbi 300 mijë për kompaninë ‘Rojet e Nderit”.

    Ndaj këtij tenderi janë dorëzuar edhe ankesa në Gjykatën e Tenderëve. Kjo ankesë ndaj Ministrisë që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari ka të bëj me favorizim dhe shkelje të ligjit. Kompania fituese “Rojet e Nderit”, është themeluar nga biznesmeni Kushtrim Krasniqi, i cili ishte arrestuar për prostitucion, shkruan Insajderi.

    Ndërsa tenderi i dytë që u dha nga Korporata Energjetike e Kosovës të publikuar me 31.05.2024, është për “Transporti i punëtorëve të KEK-ut për muajin Qershor – Korrik 2024”.

    Kompanisë që iu besua puna për bartjen e punëtorëve në relacionin Podujeve-Prishtina1-Prishtina2, Ferizaj, TCA dhe anasjelltas është “Autotransporti” Sh.a“.

    Vlera e tenderit është mbi 122 mijë euro.

    Ndërsa për relacionin “Skenderaj-Drenas- TCA dhe anasjelltas”, iu dha tenderi kompanisë “Linditours”.

    Shuma që iu dha kësaj kompanie përmes kontratës është 25 mijë euro.

    Kontratat një burimore dhe akuzat për korrupsion

    Bajrami e ka cilësuar këtë si korrupsion, derisa ka thënë se duhet të dënohet dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

    “Korrupcioni duhet të ndëshkohet. Në ekonominë e tregut askush s’ka të drejtë që në sektorë ku ka konkurrencë të negociojë kontrata me një kompani. Kjo është në kundërshtim me nenin 10 të Kushtetutës, në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, respektivisht është keqpërdorim i detyrës zyrtare, dëmtim i buxhetit të shtetit – është KORRUPCION. Korrupcioni duhet të dënohet dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë”, ka shkruar Bajrami.

    Kontratat njëburimore mund të lidhen sipas Ligjit të Prokurimit Publik por duhet të plotësohen disa kushte.

    Kontratat njëburimore janë ngritur si problem për diskutim nga organizatat e shoqërisë civile që e monitorojnë prokurimin publik. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark