Insajderi
Lajme

Këto janë dy qytetet e Shqipërisë ku termometri do të shënojë 41 gradë

Insajderi
05 August 2026 - 09:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Këto janë dy qytetet e Shqipërisë ku termometri do të shënojë 41 gradë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ditën e sotme Shqipëria parashikohet të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës.

Temperaturat do të jenë të larta, ndërsa në qytetet Elbasan dhe Berat termometri do të shënojë 41 gradë.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.

Valëzim në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark