Këto janë efektet e kafesë së mëngjesit në organizëm - Insajderi
×
LifeStyle

Këto janë efektet e kafesë së mëngjesit në organizëm

Insajderi
19 April 2020 - 13:47
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kafja e mëngjesit është shndërruar në një rutinë të përditshme për shumë persona ndaj shpesh lind dhe nevoja që secili nga ne të dijë dhe efektet që ka konsumimi i saj në mëngjes. Sipas studimeve, ndonëse kafja ka disa përparësi, prapë nuk duhet të lihen anash efektet negative që shkakton ajo.

Sido që të jetë, shumica e njerëzve nuk mund ta fillojnë ditën e tyre pa një filxhan, të nxehtë, të kafesë së zezë në mëngjes, akoma pa ngrënë mëngjes. Nuk është çudi që pas kafesë shumica e njerëzve e shmangin ta hanë ushqimin e tyre të parë të përditshëm herët në mëngjes.

Studime të shumta kanë treguar se kafeja duhet pirë vetëm një orë pas zgjimit dhe madje kurrsesi në stomak të zbrazët. Kafja duhet shmangur të pihet menjëherë pas zgjimit, sepse atëherë niveli i kortizolit është shumë i lartë, dhe është përgjegjës për kontrollin e orës biologjike.

Një filxhan kafe ne stomak  të zbrazët mund të shkaktojë urth, fryrje, dhe në disa raste edhe të vjella. Përpiquni që në mëngjes ta hani të paktën një fetë bukë para se të pini kafe, dhe në qoftë se nuk mund ta bëni këtë, atëherë të paktën kafenë zbuteni me qumësht.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark