Këpucët janë një ndër elementet më të rëndësishme të veshjes.
Ato jo vetëm që na bëjnë të ndihemi më mirë, por tregojnë edhe statusin, si edhe mirëqenien tonë.
Gjatë jetës mund të kemi parë shumë këpucë të kushtueshme, por e keni menduar ndonjëherë se si duken këpucët më të shtrenjta të botë? Nëse jo, ua prezantojmë ne.
Këpucët “Marilyn Monroe” – 1 milion dollarë
Lista fillon me këpucët Marilyn Monroe, të krijuara nga Stuart Weitzman.
Modeli i takës së tyre tashmë është kthyer në trend në tapetin e kuq.
Gjithsesi, pavarësisht emrit, këpucët në fjalë nuk janë veshur kurrë nga ikona, Monroe.
Ato e kanë marrë emrin nga kristalet e Swarovski-t në qendër të tyre, të cilat kanë qenë në pronësi të saj.