×
  • Lajme
  • Insajderi

    Këto janë ‘kodet’ që përdoronin policët e arrestuar në rastin “Pika” derisa pranoni ryshfetin

    Insajderi
    20 March 2022 - 21:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aksioni “Pika” i cili po cilësohet si ndër më të suksesshmit në Republikën e Kosovës la të arrestuar 50 zyrtarë të shtetit. 48 zyrtarë policorë e 2 doganier.

    Të njëjtit po dyshohen për 6 vepra penale “pjesëmarrje dhe organizim i grupit kriminal të organizuar”, “blerja, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”, “keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “marrje ryshfeti”, “ushtrim ndikim” e “kontrabandim i mallrave”.

    Operacioni është realizuar mes IPK-së e Prokurorisë Speciale. Është përkrahur edhe Policia e Kosovës, Agjencia kosovare e Intelegjencës dhe Dogana e Kosovës.

    Është zhvilluar në dy pika kufitare me Shqipërinë. Në Qafë të Morinës dhe Qafë Prushi.

    Operacioni “Pika” ka prangosur 25 zyrtarët policorë të pikës kufitarë Qafë Morinë dhe ata janë: Ahmet Krasniqi, Ahmet Shabanaj, Agim Hadërgjonaj, Besim Lokaj, Demë Lokaj, Fatmir Sadiku, Fazli Gjombalaj, Gani Ahmeti, Gëzim Hoxhaj, Gzim Shabani, Gëzim Turkaj, Haki Dobraj, Hamez Puka, Hysen Hasani, Isa Dobraj, Ismet Deva, Ismet Tahiraj, Kadri Selmonaj, Lush Himaj, Mergim Bekaj, Rasim Tolaj Skënder Meta, Xhemë Hadergjonaj, Xhevdet Haklaj dhe Xhavit Lokaj.

    22 zyrtarë policorë dhe dy doganierë janë prangosur në pikën kufitare Qafë Prush: Artan Thaqi, Agron Bejtullahu, Afrim Deda, Avdi Perolli, Benon Këpuska, Isa Ibrahimi, Kreshnik Arllati, Labinot Morina, Malë Berisha, Mehmet Manxhuka, Osmon Smajlaj, Sami Hajdari, Shaqir Krasniqi, Uran Mati, Aqif Blyta, Blerim Xhiha, Bardhec Berisha, Burim Kajtazi, Bekim Berdynaj, Kol Biblekaj, Mehdi Ukshini, Ramiz Ahmetaj dhe dy zyrtarët doganorë, Enis Turtulla dhe Senad Zherka.

    Për çka dyshohen këta zyrtarë?

    Secili prej tyre del që është kapur në kamerë e përgjim më shumë se sa një herë duke marrë ryshfet. Dosja zbulon se ryshfeti merrej prej gjerave më të vogla si kalimi i kufirit pa dëshmi të vaksinës ose testit anti-covid e deri te kalimi i 500 kilogramëve me bimë shëruese, që dyshohet se ishte drogë mariuhanë.

    Te operacioni i fundit i koduar “Pika”, dosja që e ka InDoks zbulon edhe situata ku policët që merrnin edhe me humor marrjen e ryshfetit duke mos e pasur idenë që kabinat e tyre tashmë ishin nën përgjim nga IPK-ja.

    Nga frazat që u bënë hit në internet ishte ajo kur një shofer kamioni u detyrua të jeptë ryshfet që të kalonte kufirin, dhe krejt kjo erdhi pasi që njëri nga të arrestuarit iu kishte drejtuar me : “A ka ndonjë kafe a ndonjë send për këta burra a jo?”.

    Në një tjetër rast, që ti kalonte shtetasit e Shqipërisë pa test anti-covid e duke u marrë para ryshfet, polici kosovar fillimisht iu drejtohet me “kur është Bajrami” një festë fetare ku shkëmbehen edhe dhurata e ëmbëlsira. Pasi që i merr paratë dhe i lë që të kalojnë, iu thotë “A ka Bajram tash a”?

    Në një tjetër rast njëri nga policët veçse i kishte marrë paratë e ryshfetit, por duke mos dashur ti ndante me kolegun e tij e çon atë drejt ofendimit. Biseda e incizuar mes tyre fillon kur polici që nuk përfitoi në atë rast e pyet tjetrin “jo kurrgjë”, qy kurrgjë?, qeni i flliqt”.

    Dosja zbulon se ishin krijuar edhe kode tjera pos kafes. Në një rast një shtetas i Shqipërisë për të mos u kontrolluar në kufi ua jep paratë direkt policëve duke iu thënë “qe qitu një sok”. Ky polic ia tregon kolegut tjetër paratë duke i thënë “ai djali i ka gju qito”, e kolegu e udhëzon që të mos i lë mbi tavolinë. Do ti ndanin më vonë ato para.

    Në Dosje zbulohet se në një moment krijohet edhe kolonë derisa një qytetar ua jep 20 euro që i ndajnë bashkë policët. Pastaj e vazhdojnë bisedën duke thënë “Allahu të rujt”, e tjetri ia kthen “kështu bashkërisht gjithmonë që ja kemi ba”.

    Policët kishin tentuar që të mos binin në përgjime pasi që në disa raste e fiknin edhe dritën e kabinës kur i merrnin paratë e ryshfetit ose i ndanin ato me policë të tjerë, por në kabina ishin instaluar edhe kamera të tjera jo veç ato të Policisë.

    Grupi i policëve e doganierëve, me ndonjë përjashtim për raste shëndetësore tashmë janë në paraburgim. Provat e cituara në Dosje janë në posedim të organit të akuzës. Një gjykim jo i shkurtër i pret të arrestuarit dhe jo vetëm ata, por edhe qytetarët që dhanë ryshfet. Edhe ata nuk janë pak. Edhe shumë të tjerë janë në proces identifikimi në bashkëpunim edhe me Republikën e Shqipërisë.

    InDoks | Pika e Zezë e Policisë, Dosja ekskluzive e korrupsionit në Policinë e Kosovë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark