×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Këto janë pozitat që ushtruan zyrtarët e suspenduar nga Haxhiu

    Insajderi
    08 December 2022 - 17:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se të mërkurën në mbrëmje janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i toksikologjisë. Për këtë rast, e njëjta ka suspenduar 4 zyrtarë të  Instituti të Mjekësisë Ligjore.

    Zyrtarët e suspenduar janë: Nardi Sheqergjiu, Flutura Goga , Ilirjana Shala ,Anila Lakna

    Nardi Sheqergjiu ka qenë Toksikolog Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore

    Flutura Goga ishte Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë në  Institutin për Mjekësi Ligjore

    Anila Lakna ka shërbyer si Teknike e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore

    Kurse Ilirjana Shala ka qenë në pozitën e Kimistes  në Institutin për Mjekësi Ligjore

    Vendimi ka hyrë në fuqi me 8.12.2022

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark