Insajderi
Lajme

Këto janë rezultatet e tre Exit Poll-eve për Prizrenin

Insajderi
09 November 2025 - 19:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Këto janë rezultatet e tre Exit Poll-eve për Prizrenin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.


Komuna e Prizrenit ka dalë në qendër të vëmendjes gjatë balotazhit të fundit, ku kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, ka dalë fitues sipas të gjitha exit poll-eve të publikuara nga mediat dhe kompanitë e sondazhit.

Sipas matjeve të realizuara:

UBO Consulting raportoi se Totaj ka marrë 56.8% të votave, ndërsa Artan Abrashi (VV) ka marrë 43.2%.

Në exit poll-in e realizuar nga Albanian Post të publikuar në T7, Totaj del gjithashtu fitues.

PDK: 55.5 %

Vetëvendosje: 44.5 %

Sipas raportimit të Klan Kosova, Totaj ka marrë 55.14% të votave, ndërsa Abrashi 44.86%.

Rezultatet e exit poll-eve tregojnë se Shaqir Totaj ka arritur të mbajë epërsinë mbi sfiduesin e tij të VV-së, duke u konfirmuar si fitues i balotazhit në Prizren.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark