×
  • Lajme
  • Insajderi

    Këto janë shkeljet që po bën Specialja në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve

    Insajderi
    08 May 2022 - 21:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-këshilltari i presidentit, Hashim Thaçi, Bekim Çollaku, që tash është pjesë e ekipit mbrojtjes së tij ka folur për InDoks për vetë akuzat me të cilat po përballën ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

    Çollaku për InDoks theksoi të metat e këtij procesi që po bëhet nga ana e Gjykatës Speciale në Hagë.

    “… Ky proces, kjo gjykatë është pritur që të sjell më të mirën sa i përket aspektit të ofrimit të drejtësisë qoftë për viktima mirëpo këtë rast edhe për të akuzuarit, sepse drejtësia duhet të ju ofrohet të gjithëve,  apo palëve të përfshira në këtë proces. Mirëpo nga ajo çka kemi parë deri më sot nuk e reflekton një gjë të tillë, procesi në vazhdimësi është përcjell me të meta të shumta prokuroria deri më sot nuk ka arritur as ti përmbylli hetimet e saj për këtë rast”, tha ai.

    Ai tha se procesi i gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së meriton vëmendje më të madhe.

    Sipas tij Thaçi dhe të tjerët po mbahet padrejtësisht në paraburgim.

    “Nuk ka arritur që t’ia bëjë të ditur dhe t’ia zbulojë dokumentacionin palës mbrojtëse në këtë rast avokatëve të të akuzuarve, në vazhdimësi i ka fshehur provat shfajësueses që është një shkelje flagrante në një proces të tillë dhe për më tepër nuk është ende e gatshme për një proces të drejt gjyqësor lidhur me këtë rast, prandaj procesi meriton një vëmendje të shtuar të të gjithë organizmave kombëtar që kanë për qëllim zbardhjen e së vërtetës dhe sjelljen e drejtësisë për këto pretendime të ngritura nga prokuroria e aq më tepër është i papranueshëm fakti që gjatë gjithë kësaj periudhe kur kemi vonesa të tmerrshme në aspektin edhe kohor por edhe në aspektin procedural të të gjithë të akuzuarit mbahen padrejtësisht në qendrën e paraburgimit në Hagë”, deklaroi Çollaku për InDoks.

    Hashim Thaç, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi përmes një kërkesë të përbashkët i janë ankuar Avokatit të Popullit në kuadër të Speciales se ajo çka po planifikon Prokuroria në Hagë, një gjykim i tillë mund të marrë një dekadë kohë.

    Theksojmë se deri tash nga Gjykata Speciale në Hagë janë ngritur 4 aktakuza. Disa janë në proces gjykimi, e aktakuza me më shumë peshë deri tash, ajo kundër ish-Presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryepralmentarit, Kadri Veseli, Ish-Zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi e ish-Shefit të deputetëve të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi është ende në faza përgatitore.

    Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

    Çdo kërkesë e tyre për t’i liruar nga paraburgimi është refuzuar.

    Dokumentari i plotë InDoks | Gjykata anti-UÇK:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark