![](https://insajderi.org/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka njoftuar mbi tri kërkesat që ia ka parashtruar Kosovës e Serbisë, për zgjidhjen e situatës së shkaktuar në Veri, shkruan Insajderi.
Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka thënë se nëse këto kërkesa nuk realizohen, do të ketë pasoja të rënda.
– Zgjedhjet e reja lokale tani
– sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës
– Fillimi i punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja
“Dështimi për ta bërë këtë, do të ketë pasoja të rënda në marrëdhëniet tona”.