×
  • Lajme
  • Insajderi

    Këto janë vërejtjet e avokatit Qerkini për rastin ‘Toka’

    Insajderi
    24 April 2022 - 20:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati Artan Qerkini ka mbrojtur të dyshuar në rastin “Toka”, që më vonë u lanë të lirë.

    Ai për InDok ka folur si jurist që e ka parë nga afër edhe tutje këtë rast.

    Përmend problemet kadastrale.

    “Sa i përket aspekteve ligjore unë i kam identifikuar disa meta ligjore të rastit si tërësi të cilat disa janë ligjore disa janë edhe faktike. Do të isha fokusu fillim tek ato çështjet faktike, pra siç e thatë edhe ju në fillim bëhet fjalë për rastin Toka ku objekt i trajtimit është toka. E ne e dimë se te palujtshmëritë në Kosovë ka pasur shumë probleme, problemi i parë është se librat kadastral janë marrë prej Kosovës nga pushteti i Serbisë dhe janë vendosur në Serbi, pastaj çështja e dytë është informaliteti, kemi pasur shumë raste ku njerëzit i kanë ble pronat, de facto i kanë përdorë mirëpo de jure asnjëherë nuk i kanë evidentuar në emrin e tyre pastaj është problemi tjetër, i cili është edhe faktik edhe ligjor se në vitet e 90-ta nuk është lejuar të bëhet transaksioni pronësor në mes të shqiptarëve dhe serbëve për shkak të ligjeve diskriminuese”, ka deklaruar ai në InDoks.

    “Ku me ato ligje është synuar që kinse të ruhet popullata serbe në Kosovë, që të mos i shes pronat tek shqiptarët. Pra ka qenë një ligj diskriminues dhe për shkak të këtyre fakteve, ky rast është mjaftë kompleks se nëse e akuzoni dikë që ka bërë magjelzime me prona atëherë dihet se barrën e pronës e ka prokuroria e ato prova thjeshtë janë në Serbi”, u shpreh Qerkini.

    “Së pari ato duhet të sigurohen me ndihmë juridike ndërkombëtare, që te jenë të vlefshme sepse ligji jonë për bashkëpunim juridik-ndërkombëtar që është çështje penale, përcakton se prova në shtetin e huaj duhet të merret në përputhje me legjislacionin e atij shteti ku kërkohet prova dhe asaj prove duhet ti bashkëngjitet një lloj certifikate se shteti ku po kërkohet prova dëshmon se është siguru në përputhje me ligjin e atij shteti. Tash imagjinoni sa vështirë është dhe çfarë sfide është kjo në raportet Kosovë-Serbi, ku Serbia nuk e njeh Kosovën dhe për rrjedhojë refuzon që të bashkëpunojë në çështjet penale për sigurimin e provave”, ka deklaruar ai.

    Ai ka edhe vërejtje të tjera për këtë rast, pos që përmend që duke pasur parasysh që dokumentet kadastrale janë marrë nga forcat serbe me vete kur e lëshuan Kosovën në vitin 1999, dhe vështirë do të i sjellin ato për këtë rast.

    “Po nëse shikohet nga ky këndvështrim vetë mënyra se si janë arrestuar të pandehurit pastaj zhurma e madhe që është bë në opinion edhe ne si mbrojtje kemi arrite tek përfundimi se EULEX-i në një mënyrë ose tjetrën ka dashtë që të arsyetojë mandatin e vet dhe po e shihni se e ka iniciu një rast pastaj e ka lënë rastin që vet e ka inicu”, është shprehur ai.

    InDoks | Tokat e Dajës – Gjykimi që shpërfaq dështimet e Drejtësisë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark