Insajderi
Lajme

Këto lagje në Prishtinë do të mbesin nesër pa ujë

Insajderi
01 June 2026 - 16:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin nesër pa ujë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nesër, më 2 qershor, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në disa zona të kryeqytetit.

Sipas njoftimit në Facebook, ndërprerja do të bëhet për shkak të realizimit të disa punimeve teknike në rrjetin e ujësjellësit dhe do të zgjasë nga ora 10:00 deri në 16:00.

Pa ujë do të mbesin zonat: Arbëria, Dardania, Rruga e Tiranës dhe rruga “Driton Hoxha”.

“Ekipet tona do të jenë të angazhuara për përfundimin e punimeve në kohën më të shkurtër të mundshme dhe rikthimin e furnizimit sa më shpejt”, thotë KRU


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark