Insajderi
Lajme

Këto lagje të Pejës mbesin pa ujë deri në orën 21:00

Insajderi
26 July 2022 - 17:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Këto lagje të Pejës mbesin pa ujë deri në orën 21:00
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” – Njësia Operative në Pejë, njofton se për shkak të një defekti në pompa është ndërprerë furnizimi me ujë në disa lagje të Pejës. Rreth orës 21:00 pritet të normalizohet furnizimi me ujë në zonat ku është ndërprerë uji.

Në njoftim thuhet se për shkak të energjisë elektrike dhe rikthimit të saj, pas orës 14:00 ka ndodhur çrregullim i sistemit të pompave furnizuese.

“Shkak i kësaj, gjatë 5 orëve të ardhshme (deri rreth orës 21:00) nuk do të ketë furnizim me ujë në Bashkësitë Territoriale ‘Kapeshnica’ (tek kanali në drejtim të Zatrave), ‘Qendra 2’ (Jarina, Maja Zezë), ‘Xhemajl Kada’, ‘Rrokaqielli’, dhe pjesërisht ‘Haxhi Zeka dhe ‘Dardania 1’”, thuhet në njoftim, Telegrafi.

Më tej thuhet se ekipet e terrenit po punojnë në sanimin e dëmeve, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark