×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Këto lagje të Prishtinës dhe në Fushë Kosovë do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes

    Insajderi
    11 March 2023 - 11:13

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar qytetarët se gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes në disa zona.

    Sipas njoftimit në Fushë Kosovë do të ketë furnizim me ujë nga 06:00-10:00 , ndërsa ndërprerje nga ora 10:00-17:00.

    Po ashtu sipas njoftimit furnizimi do të fillojë sërish prej orës 17:00-22:00 dhe do të ndërpritet nga ora 22:00-06:00.

    Ndërsa, Kodra e Trimave dhe Mirdita ndërprerje do të ketë nga ora 23:00-05:00 të mëngjesit.

    “Mbeteni të informuar! Varësisht nga situata me turbullirë, stabilizohet edhe gjendja me furnizim me ujë”, thuhet në njoftim të KRU Prishtina.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark