×
  • Sport
  • Euro 2024

    Këto matematika e kualifikojnë Shqipërinë edhe me barazim ndaj Spanjës

    Insajderi
    22 June 2024 - 18:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipëria momentalisht është me gjasa të mëdha për t’u kualifikuar tutje edhe me një barazim eventual ndaj Spanjës, që e ka siguruar kualifikimin nga pozita e parë.

    Kuqezinjë gjenden në mesin e katër ekipeve më të mira nga vendi i tretë, të cilat do ta sigurojnë nga një biletë për në të tetën e finales.

    Në bazë të matematikave, ekipin e Sylvinhos mund ta çojë tutje edhe një barazim në duelin e vështirë me Spanjën.

    Por, për të arritur këtë, duhet që të dalin dy nga tri matematikat në vijim:

    1. Skocia barazon me Hungarinë në grupin A.

    2. Anglia e mposht Slloveninë minimalisht 1:0 ose me dy gola e më shumë dhe Danimarka fiton ndaj Serbisë, ose Serbia e mposht Danimarkën me dy gola epërsi në grupin C. Edhe barazimi mes Danimarkës dhe Serbisë na konvenon, nëse Serbia ka më pak gola të shënuar se Shqipëria.

    3. Turqia e mposht Çekinë, ose barazon dhe Çekia përfundon grupin me më pak gola të shënuar se Shqipëria dhe Portugalia e mposht ose barazon me Gjeorgjinë në grupin F.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark