Këto viruse janë më vdekjeprurëse se korona - Insajderi
×
LifeStyle

Këto viruse janë më vdekjeprurëse se korona

Insajderi
04 February 2020 - 15:32
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këto 7 viruse vranë shumë më tepër njerëz, dhe nëse do të rishfaqeshin ato mund të vrisnin edhe më shumë.

Nëse një virus mund të shkaktojë panik, është padyshim Ebola.

Ebola është në gjendje të mposht sistemin imunitar brenda ditëve, duke shkaktuar të vjella, diarre, kollitje, skuqje, çmenduri, ethe, gjë që përfundimisht çon në vdekjen e pacientit.

Virusi Marburg

Vdekshmëria nga ky virus ndryshon nga 24 në 88 për qind. Virusi Marburg shkakton gjakderdhje në traktin gastrointestinal dhe në të gjithë lëkurën, dhe në shumicën e rasteve, pacientët vdesin nga një sistem vaskular që është shkas për shok dhe dështim të organeve, gjë që më vonë rezulton me vdekje. Fatkeqësisht, akoma nuk ka shërim për këtë ethe hemorragjike.

Gripi i derrave – H1N1

Është një virus që ka vrarë rreth 284.500 njerëz, por shifra e saktë është ndoshta më e lartë.

SARS

Sindroma e rëndë e frymëmarrjes është shkaktuar nga një lloj koronavirusi, dhe është përhapur në 37 vende në vetëm disa javë. Është një virus që përhapet përmes pikave të pështymës kur kollitemi ose teshtimë. Virusi infektoi 8,000 njerëz në të gjithë botën, nga të cilët 800 vdiqën.

Hepatiti

Hepatiti shkakton më shumë se një milion vdekje në vit, dhe hepatiti B ka pjesën më të lartë në këtë shifër. Virusi sulmon mëlçinë duke rezultuar në kancer të mëlçisë ose cirrozë. Edhe pse numri i vdekjeve nga hepatiti C është më i ulët se hepatiti B, ai ende vret rreth 350,000 njerëz në vit.

HIV

Rreth 40 milionë njerëz jetojnë me HIV në të gjithë botën, dhe vetëm gjysma e tyre kanë qasje në terapi adekuate. Kjo është pikërisht arsyeja pse numri i vdekjeve të lidhura me SIDA është akoma tronditëse, afër 2,000,000 njerëz në vit, dhe në 30 vjetët e fundit, deri në 25 milionë njerëz kanë vdekur nga ky virus.

Gripi

500,000 njerëz në të gjithë botën vdesin çdo vit, ndërsa më vdekjeprurësja kanë qenë ethet spanjolle që kanë vrarë 50 deri në 100 milionë njerëz në të gjithë botën, duke e bërë atë holokaustin më të madh mjekësor në histori.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark