Insajderi
Lajme

Këto zona do të mbesin pa rrymë sot -KEDS publikon orarin e ndërprerjeve

Insajderi
22 June 2026 - 08:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Këto zona do të mbesin pa rrymë sot -KEDS publikon orarin e ndërprerjeve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se sot, më 22 qershor 2026, do të realizohen punime të planifikuara për mirëmbajtjen dhe sigurinë e rrjetit energjetik në disa komuna të vendit.

Si pasojë e këtyre punimeve, pritet të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike në zona të ndryshme të Prishtinës, Fushë Kosovës, Pejës, Prizrenit, Ferizajt dhe Gjakovës.

Në rajonin e Prishtinës, pa energji elektrike do të mbesin fshatrat Koliq, Ballaban dhe Nishevc nga ora 10:00 deri në 15:30. Ndërkohë, në kuadër të projekteve investive, ndërprerje të energjisë do të ketë edhe në Prugovc, Lupq të Poshtëm, Vranidoll dhe Tenezhdoll nga ora 09:00 deri në 18:00.

Në Fushë Kosovë janë planifikuar ndërprerje të shkurtra në dy termine, nga ora 09:00 deri në 09:15 dhe nga ora 15:45 deri në 16:00. Po ashtu, disa pjesë të qytetit do të mbeten pa energji elektrike nga ora 09:00 deri në 16:00 për shkak të punimeve në rrjet dhe energjizimit të kabllove të reja.

KEDS ka bërë të ditur se punime të ngjashme do të zhvillohen edhe në komuna të tjera, përfshirë Pejën, Prizrenin, Ferizajn dhe Gjakovën, ku ndërprerjet e energjisë do të zgjasin kryesisht nga pesë deri në nëntë orë, varësisht nga natyra e punimeve.

Sipas kompanisë, këto punime po realizohen në kuadër të mirëmbajtjes preventive, eliminimit të defekteve të identifikuara gjatë inspektimeve me dron, si dhe zbatimit të projekteve investive që synojnë përmirësimin e rrjetit energjetik.

KEDS u ka bërë thirrje konsumatorëve në zonat e prekura që të planifikojnë aktivitetet e tyre në përputhje me oraret e ndërprerjeve të paralajmëruara.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark