Insajderi
Lajme

Këtu mund t’i ndiqni të dhënat e fundit nga KQZ-ja

Insajderi
07 June 2026 - 18:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Këtu mund t’i ndiqni të dhënat e fundit nga KQZ-ja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka funksionalizuar platformën elektronike zyrtare, përmes së cilës qytetarët dhe mediat mund të ndjekin në kohë reale rezultatet preliminare dhe statistikat e pjesëmarrjes në votime për çdo komunë, qendër votimi dhe vendvotim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Detajet rreth funksionimit të kësaj platforme i ka bërë të ditura zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Në këtë platformë do të publikohen të dhëna për pjesëmarrjen e votuesve në votime në gjashtë orare (09:00; 11:00; 13:00; 15:00; 17:00 dhe 19:00) nga Qendrat e Votimit dhe rezultatet preliminare të subjekteve politike pas numërimit të fletëvotimeve në vendvotime”, ka sqaruar Elezi.

Më tej, zëdhënësi i KQZ-së ka kujtuar procedurat ligjore se si do të rrjedhë procesi i numërimit të votave menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve në orën 19:00.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, numërimi i fletëvotimeve për subjektet politike bëhet direkt nëpër vendvotime sapo të përfundojë procesi i votimit. Ndërkaq, numërimi i votave për kandidatët e veçantë për deputetë do të bëhet më vonë nëpër Qendrat Komunale të Numërimit.

Të gjitha të dhënat e rregullta dhe përditësimet zyrtare mund t’i ndiqni direkt në platformën e KQZ-së në linkun: resultsparliamentary2026.kqz-ks.org.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark