“Piranjat” kanë trajtuar këtë të diel ngjarjen e rëndë që bëri bujë në të gjithë kufijtë shqiptarë dhe jo vetëm, atë të dhunës së ushtruar nga një infermiere në Pejë ndaj të moshuarës, e cila ishte dhe nëna e dëshmorit të UÇK-së, Taulant Nuraj.
Për të parë se çfarë ndodh brenda qendrës “Orenda” në Pejë, gazetarja Ledjona Xheladinaj vizitoi nga pranë dhe qendrën “Orenda” ku komunikoi me pronarin e këtij institucioni, stafin por dhe me vetë të moshuarit që banojnë aty.
Nga ajo që dëgjojmë nga të moshuarit të cilët pavarësisht se janë nën survejimin e rreptë të stafit, kuptojmë që rasti i nënës së dëshmorit Taulant Nuraj, nuk është i izoluar dhe as i vetmi.
“Këtu tutna, kemi frikë se na rrahin. Se këta kur bëjmë gabime të rrahin”, dëgjohet teksa flet një e moshuar.