
Pas arrestimit të sulmuesit nigerian, Theophilus Solomon, i cili ishte në kërkim nga INTERPOL-i, ka ardhur reagimi nga klubi futbollistik për të cilin po luante, KF Dukagjini.
Në reagimin e tyre, Klubi nuk është distancuar nga kjo ngjarje as nuk kanë njoftuar për ndonjë masë diciplinore ose shkëputje të kontratës por, janë marrë me mediat dhe raportimet lidhur me rastin, shkruan Gazeta Insajderi.
Duke mos treguar se a kanë qenë në dijeni se futbollisti i tyre ka qenë me procedurë penale, në reagimin e tyre thuhet se raportimi në media për mënyren se si është arrestaur futbollisti ka qenë i pavertetë.
“E njoftojmë opinionin dhe sportdashësit së futbollisti në fjalë nuk është arrestuar siç pretendohet në këto shkrime në portalet tona, por është shoqëruar në polici pasi ka përfunduar ndeshja”, thuhet në reagim.
Ndonëse, Gazeta Insajderi ka tentuar disa herë të marr një përgjigje nga klubi, ata nuk ishin të qasshëm.
Ky është reagimi i plotë:
Pas raportimeve në disa portale së futbollisti i klubit tonë, Theophilus Solomon është arrestuar duke u zhvilluar ndeshja, Dukagjini – Dinamo, kur trajneri ka vendosur ta fus në lojë, nuk është e vërtet. E njoftojmë opinionin dhe sportdashësit së futbollisti në fjalë nuk është arrestuar siç pretendohet në këto shkrime në portalet tona, por është shoqëruar në polici pasi ka përfunduar ndeshja. Në raportimin gazetaresk, primare është verifikimi i lajmit gjë të cilën këto media dhe portale nuk e kanë bërë. KF Dukagjini këtë çështje e ka lenë në dorë të autoriteteve përgjegjëse.
Sulmuesi i klubit futbollistik Dukagjini (KF Dukagjini), Theophilus Solomon, është arrestuar gjatë së dielës teksa po zhvillohej ndeshja e Kupës kundër Dinamo Ferizajt.
Sipas raportimeve në media, policia e ka arrestuar Solomon pasi që trajneri i klubit, e kishte ftuar të inkuadrohej në ndeshje.
Nga ajo çfarë u raportua në media, Solomon obligohet të paraqitet pranë INTERPOL-it çdo tre muaj. Por, ai nuk e ka bërë një gjë të tillë.