×
  • Lajme
  • Sport
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Kush është futbollisti nigerian i KF Dukagjinit, i kërkuari nga INTERPOL-i që u arrestua sot dhe për çka akuzohet?

    Insajderi
    04 February 2024 - 19:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sulmuesi i klubit futbollistik Dukagjini (KF Dukagjini), Theophilus Solomon, është arrestuar gjatë së dielës teksa po zhvillohej ndeshja e Kupës kundër Dinamo Ferizajt.

    Sipas raportimeve në media, policia e ka arrestuar Solomon pasi që trajneri i klubit, e kishte ftuar të inkuadrohej në ndeshje.

    Nga ajo çfarë u raportua në media, Solomon obligohet të paraqitet pranë INTERPOL-it çdo tre muaj. Por, ai nuk e ka bërë një gjë të tillë.

    Lidhur me këtë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha ka konfirmuar për Insajderin për arrestimin e një personi të kërkuar nga INTERPOL-i.

    “Mund te ju konfirmoj se nje person shtetas i huaj, i kerkuar nga INTERPOL, konkretisht nga Republika e Shqiperise. eshte arrestuar nga Policia e Kosovës dhe eshte derguar ne mbajtje per procedura te metejme sipas ligjeve ne fuqi te Republikes se Kosoves”, ka deklaruar ai.

    Solomon bart pasaportë të Shqipërisë për shkak se i njëjti ka luajtur ka qenë rezident atje. Solomon ka luajtur për Partizanin e Tiranës nga 2019-a deri më 2021-ën.

    Përveç pasaportës, sulmuesi me prejardhje nigeriane, në Shqipëri ka edhe një gjyq të papërfunduar atje. Kjo, pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish të dashurës së tij.

    Pas karrierës në ekipin shqiptar, ai ishte zhvendosur çuditshëm tek një ekip në Kuvajt, ku kishte luajtur për një vit.

    Pas këtij transferimi, sulmuesi nigerian erdhi në Kosovë, ku luajti për ekipet si Ballkani dhe Gjilani, si dhe aktualisht tek KF Dukagjini.

    Solomon u arrestua në Kosovë edhe vjet, gjatë kohës sa po luante për KF Gjilanin.

    Stadiumi i Futbolli, Gjilan 24.02.2023–14:45. Bazuar në një urdhër-arrest ndërkombëtar nga Interpol të lëshuar nga Shqipëria, njësia FAST-ILECU ka arrestuar një mashkull shtetas nigerian të dyshuar për veprën penale ‘dhunë në familje’. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, u tha në njoftimin e policisë.

    Madje, Gjykata Themelore në Gjilan i kishte vendosur masën e paraburgimit sulmuesit nigerian.

    “…ekziston dyshimi se në vitin 2021 në Tiranë, tani i dënuari Th. S. (futbollist) në shtëpinë e tyre të përbashkët i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarës E. P., me çka ka kryer veprën penale “dhunë në familje” nga neni 130/A/1 të Kodit Penal të Shqipërisë, për të cilën vepër është gjykuar me 11 muaj e 6 ditë burgim”, u tha në vendimin e gjykatës.

    “I njëjti fillimisht është arratisur nga shteti ku e ka kryer veprën penale dhe se i njëjti pas arratisjes nga Shqipëria është vendosur në Kosovë, ku me datë 17 tetor 2022 ka marr leje qëndrim me vendbanim në Prishtinë dhe nga shkresat e lëndës i njëjti ka shtetësi të Nigerisë, rrethana këto të mjaftueshme se po të gjendet në liri mund të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë”.

    Insajderi ka provuar të kontaktojë me klubin KF Dukagjini për ta pyetur pse është transferuar një person me precedent të hapur penal, mirëpo deri në momentin e publikimit të artikullit s’ka marrë ndonjë përgjigje. /Insajderi.org/

    Fotografia e shqiptares që dyshohet se është rrahur nga futbollisti nigerian:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark