×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    KFOR-i tërheq një mjet shpërthyes në deponinë e mbeturinave në fshatin Zhegër

    Insajderi
    10 July 2023 - 09:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një mashkull kosovar ka njoftuar më 9 korrik 2023 se në orën 09:15 ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes në depononin e mbeturinave të forta në fshatin Zhegër të Komunës së Gjilanit.

    Pas njoftimit, njësiti policor lokal ka shkuar në vendin e ngjarjes për të siguruar zonën, ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it ka kryer largimin e mjetit të dyshuar në mënyrë të kontrolluar.Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24-orësh.

    “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ne deponinë e mbeturinave te forta ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it ka tërhequr mjetin e dyshuar në mënyrë të kontrolluar’, ka njoftuar Policia e Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark