Karabinierët Italian në bashkëpunim me DKRS kanë bërë shpërndarjen e rikuizitave sportive dhe topa për klubet e sportive të Komunës së Mitrovicës, në vlerë prej 12.000.00 Euro.
Me këtë rast nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi, ka falënderuar KFOR-in Italian për ndihmën të cilën u kanë ofruar klubeve sportive, duke thënë se KFOR-i përpos që po bënë sigurinë e qytetarëve tanë, po ndihmojnë popullatën edhe me forma të tjera
Ndërsa drejtori i DKRS-së ,Tafil Peci, falënderoi përzemërsisht pjesëtarët e karabinierit italian për shpërndarjen e këtyre paisjeve, për mbështetjen e tyre ndaj klubeve sportive, duke ndikuar kështu drejtëpërdrejt në ngritjen e cilësisë së sportit në vend, njofton televizioni publik.
Në fund nënkryetari Kamberi dhuroi një mirënjohje KFOR-it italian si shenjë falënderimi për kontributin e tyre të vazhdueshëm .