Insajderi
Biznes

Kia Optima e re me dizajn sportiv – foto

Insajderi
10 November 2019 - 22:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kia ka publikuar skicën e re të dizajnit të gjeneratës së ardhme të limuzinës Optima.

Fotografia e re konfirmon që Kia Optima, e cila do të prezantohet në Korenë e Jugut (ku mban etiketën K5) në dhjetor, do të ketë një pamje shumë më moderne dhe më sportive sesa gjenerata e tanishme.

Dizajni i jashtëm karakterizohet nga silueta e ulët, disi Coupe dhe linja fluide. Skica e re zbulon gjithashtu një shpërndarës masiv në fund të parakolpit, me përfundime të integruara trapezoidale, transmeton KosovaPress.

Sa i përket versionit për Evropën, Optima e re duhet të prezantohet në vitin 2020.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark