Insajderi
Lajme

Kica-Xhelili konfirmon bisedimet me Vjosa Osmanin: LDK-ja mbetet shtëpi e hapur politike

Insajderi
16 April 2026 - 21:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kica-Xhelili konfirmon bisedimet me Vjosa Osmanin: LDK-ja mbetet shtëpi e hapur politike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nënkryetarja e Lidhja Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka deklaruar se partia e saj vazhdon të funksionojë si një “shtëpi e hapur politike”.

Kica-Xhelili tha se është e informuar për bisedimet e LDK-së me ish-presidenten Vjosa Osmani, por theksoi se asgjë nuk duhet të konsiderohet zyrtare pa një konfirmim publik.

“Në politik, partitë qëndrojnë si shtëpi të hapura apo të mbyllura politike. Kjo varet për mënyrën se si funksionojnë ato parti. Ndërkaq LDK-ja vazhdon të mbetet shtëpi e hapur politike. Unë jam plotësisht e informuar për bisedimet që po zhvillohen me ish-presidenten apo presidenten Vjosa Osmani. Sikurse jam e bindur që në momentin që ka diçka zyrtare ajo juve do të iu kumtohet nga kryetari i LDK-së. Derisa një gjë e tillë nuk kumtohet direkt nga ai de LDK-ja në platformat e saj zyrtare. Atëherë asgjë nuk është zyrtare, nëse mund ta përmbyll me kaq”, ka thënë Kica-Xhelili në DebatPlus.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark