Doarsa Kica-Xhelili, anëtarja më e re e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe ish-antarja e listës “Guxo” ka deklaruar se do të japë dorëheqje nga funksioni i kryetares së Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.
Ajo tha se madje ua ka ofruar zyrtarëve të Guxo zyrën e saj në Kuvend që të bashkëpunojnë e të shohin se si po funksionojnë së bashku.
“Dhe, unë në fakt personalisht e kam ofruar zyrën time në Kuvend dhe kam ofruar çelësat e zyrës të takohemi si Guxo dhe të shohim si po funksionojmë dhe si qëndrojmë ne. Kur pyesja se çfarë na bën neve të ndryshe nga të tjerët përveç momentumit, shtrohet pyetje se pse duhet të ekzistojmë”, tha ajo në Klan Kosova.