Insajderi
Lajme

Të maskuar e me leva, publikohen pamjet e rrahjes në Tiranë

Insajderi
08 January 2025 - 11:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Të maskuar e me leva, publikohen pamjet e rrahjes në Tiranë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Janë publikuar pamje nga ngjarja e rëndë e ndodhur më 5 janar në një berberhane në Tiranë, ku gjashtë persona kanë dhunuar një 48-vjeçar.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, në pranga janë vënë 2 persona, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim. Personat e arrestuar janë Gani Koçeku, Ledio Tusha, nipi i Tur Koçekut. Luçjano Koçeku, i njohur dhe si Tur Koçeku është në kërkim së bashku me Gëzim Koçeku, Ronald Koçeku, Dino (Abedin) Koçeku. Mësohet se personi i dhunuar është Adriatik Roshi.

Dyshohet se historia lidhet me dhunimin që Adriatik Roshi i ka bërë Koçekëve në një lokal në Palasë verën e kaluar.

Në videon e publikuar në media duket teksa 6 persona të maskuar futen në berberhane dhe dhunojnë me grushte dhe mjete të forta 48-vjeçarin.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark