Kilaj e Fazliu dalin nesër para Speciales – Kuçi të hënën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kilaj e Fazliu dalin nesër para Speciales – Kuçi të hënën

    Insajderi
    07 December 2024 - 08:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, dhe Fadil Fazliut, do ta kenë nesër paraqitjen e parë lidhur me aktakuzën që iu konfirmua mbrëmë për ndikim mbi dëshmitarët. Ndërkohë, ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, do ta ketë paraqitjen e parë të hënën.

    Në njoftimin e Gjykatës Speciale thuhet se seanca do të fillojë me paraqitjen e Thaçit.

    Në përputhje me Rregulloren e Procedurës dhe të Provave të DHSK-së,  seancat e paraqitjes së parë për katër nga të akuzuarit në këtë çështje gjyqësore – z. Thaçi, z. Smakaj, z. Fazliu dhe z. Kilaj – janë caktuar për të dielën, 8 dhjetor 2024, duke filluar nga ora 09:30, me paraqitjen e parë të z. Thaçi. Seanca e paraqitjes së parë të Hajredin Kuçit është caktuar për të hënën, 9 dhjetor 2024, në orën 10:00”, thuhet në njoftim


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark