Kim Kardashian e ka larguar unazën e martesës gjatë një dalje me vajza me Lala Anthony…derisa Kenye West është fotografuar dhe është parë që ende e mban atë.
Kim Kardashian ka treguar se është e lirë dhe nuk e ka më unazën e martesës pasi që ka postuar një fotografi në Instagram në një dalje me Lala Anthony e ku ajo nuk e ka unazën.
Pak orë më herët, burri në ndarje nga Kim, Kanye West (43) është fotografuar duke hyrë në zyrën e tij në Calabasas.
Kim (40) e ka dorëzuar dosjen për shkurorëzim nga Kanye muajin e kaluar pas pothuajse shtatë vjet martesë.