Kim Kardashian dhe Kanye West dëshmuan se mund të mbeten miq të mirë edhe pas ndarjes, ndërsa u ribashkuan për darkë në Nobu të Malibusë të enjten.
40-vjeçarja, u shfaq me një kostum ngjyrë vjollce dhe një pallto ngjyrë kafe prej lëkure, ndërsa po shkonte në restorant me reperin, 44 vjeç.
Ish-çifti, të cilët së bashku kanë katër fëmijë, u panë duke dalë nga darka së bashku me një grup shokësh.
Në fund të mbrëmjes së tyre ata madje hipën në të njëjtën veturë së bashku me Kanyen në sediljen e shoferit dhe Kimin pranë tij.
Kim e kombinoi veshjen e saj me një palë doreza që përputheshin dhe u vesh me një pallto të gjatë prej lëkure ngjyrë kafe.
Duke theksuar tiparet e saj të fytyrës, Kim për aksesorë kishte zgjedhur një palë syze dielli të errëta pavarësisht se ishte natë.
Ndërkohë Kanye ishte i veshur thjeshtë me një bluzë të zezë dhe një palë xhinse të përshtatshme.
Kujtojmë se kohët e fundit Kim u përfol se ka nisur të takohet me këngëtarin Maluma, pas ndarjes nga Kanye.
Mirëpo, Maluma hodhi poshtë thashethemet në fillim të kësaj jave, duke siguruar L’Officiel Hommes, se lidhja e tyre ishte rreptësisht platonike.
“Ne jemi miq të mirë”, tha Maluma. “Ne nuk flasim aq shpesh, por po, ne jemi miq të mirë dhe gjithmonë urojmë më të mirën për njëri -tjetrin”, shtoi ai.
Kim dhe Kanye kanë katër fëmijë – North, tetë vjeçe, Saint, pesë vjeç, Chicago, tri vjeçe dhe Psalmi, dy – dhe po arrijnë të bëhen prindër të tyre pavarësisht ndarjes së tyre.