Ajo do të jetë në qendër të skenës, pasi është njoftuar se këtë javë do të organizojë mbajtjen e një programi të quajtur “Saturday Night Live”.
Dhe të gjithë sytë ishin drejtuar tek Kim Kardashiani, teksa ajo dilte nga hoteli i saj në Neë York për të bërë rrugën drejt provave të enjten, shkruan DailyMail.
Duke u larguar nga shfaqjet e zakonshme të saj të fundit me silueta të zeza, 40 vjeçarja këtë herë tërhoqi vëmendjen e veshur me një kostum tërësishst rozë prej pelushi të markës “Balenciaga”.
Ajo gjithashtu kishte veshur një palë çizme të së njëjtës ngjyrë, të cilat kombinoheshin mjaft bukur me pamjen e saj.
Ndërsa për aksesorë, ajo mbante një çantë të mbuluar me kristale të orës “Balenciaga” dhe një palë vathë të veçantë.
Doreza prej lëkure dhe syze dielli, ia plotësuan pamjen.
lli thuhet se është “e emocionuar” për të dalë në skenë dhe i është drejtuar për këshilla ish -burrit të saj.
“Kanye po e këshillon në heshtje për performancën e saj, monologun e saj hapës, madje edhe kostumet e saj për shfaqjen”, thanë burimet pranë tyre.