Insajderi
Show

Kim Kardashian “ndez” rrjetin me veprimin e saj gjatë dasmës së Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez

Insajderi
29 June 2025 - 11:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kim Kardashian “ndez” rrjetin me veprimin e saj gjatë dasmës së Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në një nga dasmat më luksoze të vitit, ku çdo detaj ishte planifikuar me finesë dhe të ftuarit VIP ruajtën një profil të ulët, Kim Kardashian nuk kaloi pa rënë në sy.

Teksa ceremonia madhështore e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez zhvillohej në Venecia, Kim zgjodhi të publikojë në rrjetet sociale disa imazhe provokuese me bikini nga koleksioni i saj “SKIMS”.

Fotot, të postuara gjatë kohës që festa zhvillohej në një ambient historik dhe plot elegancë, shkaktuan një lumë komentesh nga ndjekësit e saj.

“Reklamë në çdo rast. Kjo s’është mënyra për të nderuar një dasmë të tillë”,  ishin vetëm disa nga reagimet në rrjet, ku shumë e akuzuan Kardashian për vetëpromovim të tepruar në një event që duhej të ishte privat dhe i rafinuar.

Pavarësisht polemikave, Kim nuk ka reaguar ndaj komenteve, por një gjë mbetet e qartë: ajo di gjithmonë si të marrë vëmendjen, edhe kur ceremonia nuk ka të bëjë me të./ TAR


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark