×
  • Showbiz
  • Show

    Kim Kardashian në lidhje të re, por po e mban të fshehtë

    Insajderi
    12 December 2024 - 11:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ylli televiziv, Kim Kardashian është duke dalë përsëri me dikë, më shumë se një vit pas ndarjes nga aktori Pete Davidson.

    44 vjeçja, e cila katër fëmijë – North, 11 vjeç, Saint, 9 vjeç, Chicago, 6 vjeç dhe Psalm, 5 vjeç, me ish-bashkëshortin, reperin, Kanye West, u nda nga komediani i “Saturday Night Live”, Davidson, në fund të vitit 2022, pas nëntë muajsh lidhje, dhe tani thuhet se është në lidhje me një person që nuk është i njohur për publikun.

    “Kim ka filluar të dalë me dikë dhe po e mban shumë të fshehtë. Ajo ka thënë se personi tjetër që do të takojë nuk do të jetë i famshëm”, ka thënë një burim për US Weekly.

    Ylli i “Kardashians” ka qenë gjithashtu e martuar më parë me Damon Thomas nga viti 2000 deri në vitin 2004 dhe më pas me Kris Humphries për një periudhë prej 72 ditësh në vitin 2011.

    Ajo nuk flet shpesh për jetën e saj private, por vitin e kaluar ka theksuar se do të “marrë kohën që i duhet” për të gjetur dashurinë përsëri.

    “Mendoj se gjithmonë do të jem një romantike e dëshpëruar dhe gjithmonë dua të jem e dashuruar dhe padyshim dua të ndaj jetën time me dikë, dhe të krijoj një jetë me dikë. Sigurisht që do të marr kohën time. Dhe mendoj se ka shumë faktorë, sidomos kur ke fëmijë dhe duhet të jesh i kujdesshëm për njerëzit që hyjnë në jetën tënde. Mendoj se të kesh respekt të ndërsjellë dhe të trajtosh njerëzit me respekt është një parim i domosdoshëm”, pati thënë Kim në podcastin “On Purpose with Jay Shatty”

    Krijuesja e markës “SKIMS” ka shtuar gjithashtu se një “person i qëndrueshëm” është rezultat i marrëdhënieve të mira dhe ka theksuar se “respekti i ndërsjellë” është çelësi për çdo lidhje të suksesshme.

    “Unë vërtet mendoj se dikush është një person shumë i fortë kur ka marrëdhënie të qëndrueshme. Marrëdhëniet e qëndrueshme mund të jenë të ndryshme. Ndonjëherë është grupi i shoqeve që të pëlqen t’i kalosh pushimet me to, pastaj ka miq të tjerë me të cilët të shkojnë punët shumë mirë. Çdo marrëdhënie mund të jetë ndryshe. Nëse ka respekt të ndërsjellë në të gjithë këtë, mendoj se është gjëja më e rëndësishme”, pati thënë Kim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark