Forbes ka deklaruar së fundmi se Kim është më e pasur se motra e saj e vogël, Kylie Jenner, shkruajnë mediat e huaja.
Në fakt ishte pikërisht Forbes që tha më parë se vendin e parë e zë Kylie mirëpo mendohet se ajo nuk ka treguar të vërtetën lidhur me të ardhurat e saj.
Në listën e publikuar nga revista për gruan më të pasur në botë të bërë vetë për vitin 2020, Kim renditet sipër Kylie me një pasuri prej 597 milion paund. Ndërsa për Kylien thuhet se pasuria e saj kap vlerën e 536 milionë paund.