Kina ndalon raportimin për ‘Panama Papers’ - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kina ndalon raportimin për ‘Panama Papers’

    Insajderi
    05 April 2016 - 14:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Hulumtues, nga 11.5 milionë dosjet e publikuara nga Panama Papers, disa prej tyre tregojnë se të afërmit e të paktën tetë anëtarëve të tanishëm ose ish udhëheqësve të lartë të Kinës në pushtet posedojnë kompani “Offshore” të rregulluara nga firma ligjore Mossack Fonseca.

    Ata thuhet se është në bazën e të dhënave rrjedhur nga firma përfshijnë Deng Jiagui, kunati i presidentit kinez, Xi Jinping, dhe Li Xiaolin, e bija e ish-kryeministrit Li Peng.

    Të dielën, mediumet prijëse në botë kanë filluar publikimin e hulumtimeve në të cilën kanë punuar 370 gazetarë nga 106 media.

    11 milionë e-maile, në madhësi prej 2,6 terabajtë të zbuluara nga arkivat e firmës panameze Mossack Fonseca, flasin se si i fshehin paratë përmes shoqërive offshore (kompani të liruara nga taksat dhe me pronarë të fshehtë) politikanë, njerëzit të lidhur me botën e krimit, sportistët dhe miliarderët.

    Disa miliona dokumente të publikuara një kompani juridike panameze tregojnë se si bizneset dhe njerëzit e famshëm iu janë shmangur taksave dhe kanë fshehur para – një rrjet i cili shtrihet edhe në futboll, i përfshirë është po ashtu futbollisti më i mirë i botës, Lionel Messi.

    Ky po konsiderohet si zbulimi më i madh i bërë ndonjëherë nga gazetarët. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark