Kina është duke u përpjekur për të parandaluar njerëzit nga agjërimi gjatë Ramazanit në pjesën ku ka popullsi myslimane të Xinjiang.
Sipas Kongresit Botëror të Ujgurëve (WCU), zyrtarët në rajon kanë urdhëruar që të gjitha restorantet të mbesin të hapura dhe kanë vendosur një seri masash për të parandaluar agjërimin e muajit të shenjtë.
Rajoni dominohet nga njerëzit etnikisht të dalluar Ujgur, një grup që ka vuajtur vite represioni, ndërsa Pekini është përpjekur të zhdukë shprehjen fetare dhe të gjitha format e besnikërisë ndaj institucioneve të ndryshme nga partia komuniste.
Partia gjithashtu ka frikë nga ekstremizmi fetar, pasi rajoni kufizohet me disa vende me shumicë muslimane ku dhuna islamike po bëhet një problem në rritje. Gjithashtu, Isis njihet se po përpiqet të rekrutojë atje.
Ajo po i detyron aktivistët e partisë të bëjnë maratonë n24 orëshe me roje në ndërtesat publike, të cilat e bëjnë të pamundur shmangien nga ushqimin dhe pijet.
Gjithashtu edhe nxënësit janë detyruar që të mblidhen për të “studiuar kolektivisht, për të parë filma komunistë dhe për të kryer aktivitete sportive, në mundësi të largimit nga agjerimi i ramazanit.
Në mars Kina ka ndaluar veshjen burka, mjekrën dhe emërimin e foshnjave me emra mysliman. /Insajderi.com