×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Kinemaja është e Pejës dhe i takon banorëve të saj

    Insajderi
    12 March 2017 - 20:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Krejtve që jemi bashku sonte këtu na lidhin ngjarje të ndryshme me këtë vend, për disa është vendi i parë ku keni pa filma, për disa tjerë vendi i parë ku kanë punu, ose edhe janë taku me njerëzit me të cilët kanë vendos me e nda jetën. E për ne është vendi i parë ku na jemi lidh me qytetin tonë Pejën.

    Kemi thon po mundemi me jetu këtu. Tek e fundit ky është qëllimi i Anibarit, me e bo Pejën qytet ma të jetueshëm.

    Bile në Strategjinë që e kemi hartu tash së voni, si mision tonin jemi dakordu, që me Anibar kemi me u angazhu me thy apatinë shoqërore përmes aktivizmit kulturor.

    Apatia- Mungesa e entuziazmit, interesimit, apo shqetësimit. Sinonim: Indiferenca!

    Ky vend, kinemaja, për krejt çka jemi këtu, prezanton atë memorien e përbashkët që na e ndajm dhe e përcjellim prej vitit në vit tek gjeneratat e ardhshme. E për atë arsye edhe është vendos në listën e objekteve të trashëgimisë kulturore, jo pse ka ndonji arkitekturë të veqantë po bash që prezanton memorien tanë të perbashkët.Që është një vend në këtë hapsirën që e ndajm bashkë (qytetin tonë) që na mundemi me u kthy, edhe me u ndi prap si në shpi.

    Na si Anibar, jemi shumë falemnderues që Komuna e qyteti jonë e kanë vlerësu potencialin tonë, edhe që kanë vendos që këtë hapësirë tonën të përbashkët, Anibari me menaxhu për 15 vitet në vijim, në mënyrë që me e rivitalizu këtë vend edhe me ju kthy të shumë pritunën kinema qytetit.

    Edhe kjo nënkupton që na duhet me i qu përpara vlerat të cilat i prezanton kjo e që jehojnë që 60 vitet e fundit, e jo me e kthy në diçka të pa ndjenjë, po me e mbajt si një instrument që na kujton që jemi njerëz.

    Në këtë udhëtimin tonë që tash po vjen në vitin e 8, në momentet ma të vështira, na kemi marr shumë perkrahje prej krejt juve, të cilën besojmë që vazhdimisht e kemi.

    Sado që kisha pas qejf që sot na veq me festu, une duhet me nda me juve nji shqetesim; para dy ditëve na e kemi kuptu që agjensia kosovare e privatizimit ka vendos që kinemanë e qytetit tonë me e vendos në procesin e likuidimit, kjo për arsye të procedurave të papërfunduara, të cilat janë vendos gabimisht në rend të parë. Shumë njerz veq janë duke punu për me përmirësu këtë situatë.

    E bashkarisht, mundemi me e shty përpara këta.

    Me e bo këtë qytet ma të jetueshëm nënkupton, që na angazhohemi për me e kthy kinemanë tonë qytetit. Prej juve presim që gjatë diteve në vijim me u bashkangjit në shfaqjen e filmave, me u bashkangjit në koncerte muzikore, e me u bashkangjit në programe edukative, në menyrë që me vërtetu që na mundemi me e ringallë këtë vend, edhe jo vetëm, po bashkë! E me vërtetu që kinemaja i takon qytetit, dhe banorëve të tij. Veq bashkë mundemi me ja dal.

    Veprimi i parë në serinë e veprimeve qe kemi me i ndërmarr është nënshkrimi i një peticioni që po na pret jashtë pas shfaqjes së filmave, të cilin kemi me e nda edhe me pjesën tjetër të qytetit, të cilin po ju ftojë me e nënshkru, pasi që përfundon filmi. E përmes këtyre veprimeve me ju vërtetu që na kemi me thy apatinë qytetare.

    Për me e përmbyll, e me u kthy në temën e natës së sotme, me duhet me thon që na jemi shumë të lumtun, edhe krenar, me e nda me juve filmin Home, qe ka fitu qmimin BAFTA e shume çmime tjera. Falemnderit shume për durimin me me degju!

    Fjalimi hapës nga drejtori i Anibar, Vullnet Sanaja, në rastin e ceremonisë së hapjes së Kinemasë Jusuf Gërvalla me 10 Mars 2017.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark