×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    “King Simba më shkruajti në Instagram”, Miss Universe tregon si u njoh me Martinaj dhe ku takoheshin

    Insajderi
    05 March 2023 - 22:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I shumëkërkuari i drejtësisë Ervis Martinaj vijon të jetë i zhdukur që prej muajit gusht të vitit të kaluar.

    Jeton Lami dhe e dashura e tij “Miss Universe”, Sadete Kokomani janë personat e fundit me të cilët Martinaj është takuar.

    Pavarësisht se ishte i shpallur në kërkim, Martinaj shëtiste lirshëm kudo nëpër Tiranë e më gjerë.

    Miss Sadete Kokomani, në dëshminë e saj më 15 Gusht 2022, ka treguar se me Martinajn komunikontr përmes aplikacionit “Instagram” dhe “Telegram”.

    Ajo ka treguar se me Vis Martinajn është njohur në muajin Janar të vitit 2022, pasi ai i ka shkruar në rrjetin social “Instagram” përmes një adrese me emrin “King Simba” dhe foto profili një luan.

    Ajo thotë se pas disa komunikimeve, për herë të parë është takuar me Ervisin në një hotel në Durrës, në 7 janar 2022. Sipas Kokomanit, në këtë takim Martinaj kishte shkuar vetëm, me një automjet “BMW”, seria 7, targat e të cilit nuk i mban mend. Pas takimit, po atë ditë, Martinaj dhe Kokomani janë nisur drejt Tiranës me të njëjtin automjet.

    Por kur janë përballur me trafikun gjatë rrugës, janë kthyer dhe kanë shkuar tek një restorant në Fushë-Milot, ku kanë pirë kafe dhe më pas kanë shkuar për të ngrënë drekë në Patok, tek lokali i hallës së Ervisit, i cili ishte me shtëpiza të vogla dërrase. Pas këtij takimi kanë vijuar takimet normalisht mes tyre.

    Më tej në dëshminë e saj, “Miss Universe” ka treguar më datë 5 gusht 2022, rreth orës 17:00, është nisur me taksi nga Durrësi për në Tiranë, pasi kishte komunikuar me Ervisin në aplikacionin “Telegram”, për të parë një shtëpi që do e merrte me qira.

    Pasi ajo ka parë shtëpinë, ka marrë një taksi tjetër dhe ka shkuar tek Kthesa e Kamzës, pranë një spitali pasi aty e priste Martinaj. Kokomani thotë se Ervisi ka qenë në një automjet “Audi” A-8, me targa të huaja, i ulur në vendin e parë të pasagjerit, ndërsa në vendin e drejtuesit ka qenë një person tjetër, që Ervisi e mbante afër vetes si shofer, rreth 30 vjeç, me flokë pak të rëna përpara dhe mbante pak mjekër (Jeton Lami).

    Vetë Kokomani ka hipur në ulësen e pasme të mjetit dhe janë nisur nga Tirana për në Durrës. Pasi kanë bërë një xhiro me makinë deri në “Golem” ata më pas kanë shkuar tek një hotel në Durrës.

    E pyetur lidhur me rezervimin e dhomës së hotelit Sadete Kokomani ka shpjeguar se, dhomën e ka rezervuar personi që i shoqëronte (shoferi). Pasi kanë shkuar te bari i hotelit, Kokomani dhe Martinaj kanë shkuar në dhomën e tyre dhe kanë qëndruar aty deri ditën e nesërme në 6 gusht 2022 rreth drekës, kohë kur janë larguar nga hoteli.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark