Kirurgia plastike tregon ndërhyrjet që kanë bërë vajzat e “Për’puthen” - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Kirurgia plastike tregon ndërhyrjet që kanë bërë vajzat e “Për’puthen”

    Insajderi
    22 May 2021 - 09:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Konkurrentet e “Për’puthen” komentohen vazhdimisht për ndryshimet në pamjen e tyre, që nga momenti që janë bërë personazhe publike e deri më sot.

    Ndryshimet vijnë si rrjedhojë e perfeksionimit të grimit, ndryshimit të veshjeve apo qoftë këndit të fotos. Por, nuk kanë munguar as ndërhyrjet estetike.

    Kirurgia plastike ka treguar në “Shqipëria live” se çfarë kanë ndryshuar vajzat. Antonela është pacientja e saj dhe pa hezitim, ajo tregon se “Antonela ka bërë disa gjëra të vogla mirëmbajtëse, ri harmonizim të mollëzave, që profili i saj të dukej më bukur”.

    Për Ledianën, thotë se “ka bërë mbushje te rrudhat midis hundës dhe gojës, mbushje të buzëve”. Ndërkohë, ndryshimin e flokëve të konkurrentes, me një model të ri me kaçurrela dhe ngjyrë më të hapur, e komenton si “pasiguri, nuk e di se çfarë i pëlqen Mevlanit, më duket si kopje e Antonelës”.

    Sipas saj, Sindi ka ndryshuar vetëm mënyrën si ka bërë make up, ndërsa Melisa ka ndërhyrë në buzë.

    Ndërsa Tea është vajza me ndryshimin më drastik. Senera thotë se ndërhyrja që ka bërë për dobësim ka ndikuar shumë, por, “duket që ka bërë ‘photoshop’ në fotot e fundit, pasi nuk mund të jetë aq e tonifikuar, pas atij ndryshimit të madh në peshë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark