Ideja e të kaluarit të një nate me dikë që sapo e keni njohur është një situatë që dikush mund ta ketë provuar, e të tjerë e kanë të dëgjuar. Vendimi më pas për ta vazhduar raportin ose jo pas natës së kaluar bashkë mbetet i juaji, por ja ku vjen një tjetër trend: “gjysmë nate qëndrimi”.
Po çfarë është? Ekspertët thonë se ky term ka ekzistuar dekada më parë. Pra, ju kaloni bukur pasi jeni njohur me partnerin/en e momentit dhe thjesht merrni taksinë ose makinën dhe largoheni, pa shijuar gjumin në shtrat me njëri-tjetrin.
Kalimi i natës pas një takimi të rastësishëm mund të jetë diçka e zakonshme, por kjo nuk do të thotë që ju duhet t’u përmbaheni traditave të vjetra. “Nëse nuk dëshiron asgjë më shumë se seksi, çfarë kuptimi ka të qëndrosh gjatë natës me një të panjohur?” u shpreh terapistja e seksit, Celeste Hirschman për HuffPost. “Është më e lehtë të shkosh në shtëpi që të flesh në shtratin tënd të rehatshëm, të zgjohesh dhe ta nisësh ditën sa më mirë.”
Qëndrimi për gjysmë nate është ideal nëse nuk doni të “ngatërroheni” me ndjenjat. Seksi mund të ndezë intimitetin, por ndarja e shtratit dhe përkëdheljet gjatë natës mund t’ju afrojnë edhe më shumë. “Megjithëse nivelet e oksitocinës bien pas orgazmës, përqafimi dhe sjelljet e tjera ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të këtij hormoni,” tha psikologia Carla Marie Manly.