Kishin dalë për të shëtitur, detaje nga vendi ku vdiq një 72 vjeçare dhe u plagos rëndë e moshuara tjetër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kishin dalë për të shëtitur, detaje nga vendi ku vdiq një 72 vjeçare dhe u plagos rëndë e moshuara tjetër

    Insajderi
    22 March 2022 - 22:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në qytetin e Kuçovës,me pasojë vdekje. Njëra prej grave të aksidentuara, 72-vjeçarja Leme Mara ka ndërruar jetë menjëherë pas mbërritjes në Spitalin Rajonal të Beratit,ndërsa e aksidentuara tjetër File Ahmeti, 74-vjeçe, është transportuar në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak në Tiranë.Burime nga policia bëjnë me dije se,drejtuesi i motorrit,pasi ka përplasur dy gratë është larguar menjëherë nga vendngjarja.

    Të njëjtat burime konformojnë se, janë marrë kamerat e sigurisë së bizneseve përreth rrugës së varrezave,ku edhe ndodhi aksidenti, për të identifikuar autorin që nuk dihet ende në çfarë drejtimi është larguar. Mësohet se gratë e aksidentuara ishin komshije me njëra-tjetër dhe kishin dalë për të shëtitur në momentin që janë përplasur mbi trotuar nga motorristi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark