Kishte futur plumb në rroba për të burgosurin, arrestohet kushëriri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kishte futur plumb në rroba për të burgosurin, arrestohet kushëriri

    Insajderi
    23 March 2022 - 21:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, ka arrestuar sot në Lushnjë, një vizitor, pasi gjatë kontrollit i është gjetur një fushek pistolete i kalibrit 7.65 mm.

    I arrestuari në flagrancë, K.Sh, i datëlindjes 05.03.1980, banues në Memaliaj, kishte sjellë një qese me veshmbathje për djalin e tezes A.A, i dënuar me tetë vite burgim për veprat penale të prodhimit, trafikimit dhe shitjes së narkotikëve.

    Grupi i kontrollit ka vërejtur sendin e ndaluar në fund të qeses dhe SHKBB kreu arrestimin e personit në flagrancë pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të: “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionet e Egzekutimit të Vendimeve Penale” si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”parashikuar nga neni 278 dhe 324/a i Kodit Penal./tch


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark