Katër persona janë vënë në pranga dhe ndaj tyre janë ekzekutuar masat e sigurisë, pasi dyshohet se kanë dhunuar një 30-vjeçare, e cila është pjesë e familjes së tyre, për shkak se kjo e fundit kërkoi divorcin.
Shtetasit, të cilët u arrestuan, janë: vëllai, burri dhe xhaxhai i saj, të dy banues në Tiranë. Ata u kapën dhe u lokalizuan me ndihmën e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë.
Sipas hetimeve, më datë 10 janar 2026, këta persona, për shkak të një konflikti familjar që kishte të bënte me kërkesën për divorc të 30-vjeçares, e kanë mbajtur atë me forcë në automjet dhe më pas e kanë dhunuar.
Materialet janë kaluar për veprime të mëtejshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.