Kishte ndryshuar emrin dhe mbiemrin, si u vra 41-vjeçari në Vlorë: Po lëvizte me motor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kishte ndryshuar emrin dhe mbiemrin, si u vra 41-vjeçari në Vlorë: Po lëvizte me motor

    Insajderi
    09 September 2023 - 23:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 41-vjeçar ka mbetur i vrarë në një atentat mbrëmjen e kësaj të shtune në Vlorë. Ai është Leartiad Lekaj. I vrari rezulton se ka ndryshuar emrin edhe mbiemrin dhe nga të dhënat paraprake thuhet se ka pasur një konflikt të mëparshëm.

    Paraprakisht dyshohet se 41-vjeçari është qëlluar nga persona të cilët lëviznin me një makinë Audi me targa italiane. Ai ka qenë duke lëvizur me motor kur pranë tij është afruar “Audi A6” dhe një person e ka qëlluar pranë biblotekës publike. Në momentin e parë që është qëlluar, 41-vjeçari është rrëzuar dhe tentuar të largohet, por autori ka qëlluar sërish duke e lënë të vdekur në vend.

    Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të Kishës Ortodokse, në rrethana momentalisht të panjohura.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark