Reperja Loredana Zefi javët e fundit ka udhëtuar shumë shpesh në Kosovë e Shqipëri.
Ajo ka pak kohë që i dha fund një problemi me ligjin në Zvicër, pas akuzave që ia bëri një grua zvierane për zhvatje e mashtrim.
Ndërsa, përmes një postimi në Instagram, Lori tregon se mori një dhuratë të veçantë nga Policia e Kosovës, e që është një medalje.
Atë e publikoi në Instagram dhe e falënderoi publikisht personin që ia dhuroi.
Kujtojmë se “Rockstar” titullohet kënga e fundit nga Loredana Zefi, ndërsa po punon për projektet e reja.